Mirësevini në botën magjike në të cilën gjuha angleze do të thotë argëtim. Aty do të gjeni ngjyra, vizatime, fantazi, dhe histori.
Për më tepër ne i ekspozojmë fëmijët ndaj anglishtes nëpërmjet videove, këngëve dhe cd audio në mënyrë që t’u japim mundësinë që të thithin sa më shumë njohuri të jëtë e mundur. Por mbi gjithë të tjerat qëndron fakti që ato komunikojnë drejtpërdrejtë me mësuesit amerikanë, gjë kjo e cila i ndihmon ata të përmirësojnë dhe të kenë një nivel shumë të mirë anglishteje që në moshë të vogël.