Si çdo vit, kemi organizuar programin e shkollës verore në Angli dhe presim aplikime nga fëmijët dhe adoleshentët e interesuar.
Çfarë përfshin programi?
- Udhëtim në Angli të grupit të studentëve, të shoqëruar nga stafi dhe mësuesit e London Language Institute.
- Akomodim i studentëve brenda kampusit të shkollës.
- 15 orë leksione në javë për gjuhën angleze.
- Aktivitete të ndryshme sportive dhe muzikore.
- Vizitë ne Oksford dhe vizita në vendet historike dhe kulturore të Londrës.
Kush mund të marrë pjesë?
Të gjithë fëmijët dhe adoleshentët nga mosha 10 në 17 vjeç.
Kur do të zhvillohet programi?
Programi do të zhvillohet në verë, për dy javë në datat:
22 Korrik – 5 Gusht 2018
Si mund të merrni pjesë në program?
Kontaktoni London Language Institute. Na vizitoni për të mësuar më shumë për programin. Ne do t’ju përgjigjemi të gjitha pyetjeve. Ju mund të lini dhe informacionin tuaj të kontaktit në formën e regjistrimit për të rezervuar vendet e limituara.