News & Events
Shkolla verore 2019 në Tiranë – Mësoni anglisht! Bej miq! Argetohu !
- 04/17/2019
- Posted by: London LI
- Category: Uncategorized
Bashkohuni me aventurën!
A jeni gati për verë ???
Në Institutin e Gjuhëve të huaja London kemi kohë që përgatitemi për një kamp unik veror, të mbushur me aktivitete, aventura dhe argëtim! Për herë të parë do të ofrojmë një kamp veror me fjetje, për fëmijët e moshës 10-15 vjeç, në periferi të Tiranës! I vendosur në rrethinat e bukura të Liqenit të Farkës, akomodimi i ofruar është i një cilësie të lartë dhe ambjentet përfshijnë një sallë rekreative, klasa, salla ngrënie, fjetjeje, salla pingpongu dhe fusha për lojra të ndryshme .
Ne ofrojmë dy kampe verore, çdo dy javë në kohezgjatje:
Kampi 1: 17 Qershor 30 Qershor
Kampi 2: 1 korrik -14 korrik
Kampi veror me fjetje i ka vendet e kufizuara.
Ne gjithashtu do të ofrojmë kamp ditor për ata që nuk qëndrojnë në rezidence( 8- 15 vjec )
Kjo do të jetë në dispozicion nga ora 9.00 – 17.30 çdo ditë.
Çdo kampist në mëngjes do të ndjekë mësimet në Anglisht të ofruara nga Mësues të huaj. Mësimet do të pasohen nga aktivitetet sportive, valle ose krijime artizanale në pasdite. Kur vjen mbrëmja, të gjithë kampistët tanë do të mblidhen për të marrë pjesë në aktivitetet tona në mbrëmje. Këto do të përfshijnë …
Nata e Harry Potter!
A keni ëndërruar ndonjëherë të vizitoni Hogwarts? Për një natë, vetëm kampi ynë do te transformohet në një mjedis magjik!
Aktivitetet do të përfshijnë një turne Quidditch, dhe disa trajnime emocionuese magjike! Kamperët do të vishen si personazhet e tyre të preferuar të Harry Potter, kështu që rrëmbeni rrobat dhe shigjetat tuaja dhe të fillojmë të praktikojmë Wingardium Leviosa!
Loja Misteri i Krimit!
A ju pëlqen investigimi? E pra kjo ju jep mundësine e përsosur për të treguar aftësitë tuaja hetimore! Kampistet do te kthehen në karaktere të ndryshme në mënyrë që të zgjidhin një mister!.. Detyra e tyre do të jetë të luajnë një karakter për të kapur fajtorin! Loja kërkon imagjinatë dhe premton të jetë shumë zbavitëse!
Një shfaqje talentesh!
Valle, muzikë, aktrim, kenge, truke magjike! Cilido që do të donte të shfaqte talentin e tij, ne sigurojmë skenën dhe mjetet për performancat e tyre ! Nëse e keni imagjinuar ndonjëherë veten në The Voice, kjo është mundësia juaj për të ndriçuar!
Shfaqje eko-miqësore e modës!
Riciklo ! Krijo! Frymezo! Duke përdorur materiale të ricikluara, kampistët do të hartojnë veshje të ndryshme dhe do ti paraqesin ato në pasarelë gjatë një shfaqjeje modeste të modës! Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të shfaqin aftësitë e tyre artistike duke rritur ndërgjegjësimin për mjedisin njëkohësisht.
Një natë Super Quiz!
Kampistet do të ndahen në grupe dhe do të vënë kapelet e tyre e të menduarit për të marrë pjesë në një super quiz!
Temat do të përfshijnë, filma, muzikë, sport dhe shumë më tepër! Grupi fitues do të marrë disa çmime të shkëlqyera!
Kampi veror do të përfshijë gjithashtu ekskursione javore brenda dhe rreth Tiranës!