News & Events
Regjistrimet për kurset angleze për të gjitha nivelet dhe të gjitha moshat kanë filluar!
- 09/06/2016
- Posted by: London LI
- Category: Regjistrime
Erdhi Shtatori dhe erdhi koha për të mësuar anglisht me London Language Institute! Regjistrimet për të gjitha nivelet dhe të gjitha moshat kanë filluar. Ne ofrojmë kurse me pedagogë të huaj për fëmijët nga 5 në 9 vjeç dhe për pjesën e komunikimit për të gjithë moshat e tjera. Presim të interesuarit çdo ditë nga ora 9 në 20.00 për të vizituar shkollën tonë dhe për të mësuar pse London Language Institute është shkolla më cilësore e përvetësimit të gjuhës angleze në Tiranë.
Kurse për fëmijë
Iu bëjmë thirrje të gjithë prindërve të cilët duan të investojnë në të ardhmen e fëmijëve të tyre të na vizitojnë për të regjistruar fëmijët në kurset tona për fëmijë nga 5 në 9 vjeç, ose për fëmijë nga 10 në 14 vjeç. Motoja jonë është “mëson mirë, kush mëson këndshëm” ndaj dhe kurset tona për fëmijë janë zbavitëse. Kurset për fëmijët nga mosha 5 në 9 vjeç janë me pedagogë të huaj. Fëmijët e kësaj grupmoshe nuk do të mësojnë vetëm anglisht, por do të kenë mundësi të zgjerojnë imagjinatën, fantazinë dhe kreativitetin e tyre me video, këngë e vizatime. Fëmijët pak më të rritur do të mund të përvetësojnë anglishten më lehtë me tabela interaktive, me video dhe audio.
Kurse përgatitore
Gjithashtu ne ofrojmë kurse për të rritur mbi 15 vjeç, për të gjitha nivelet. Nivelet zgjasin 4 muaj dhe brenda një periudhe 2 në 3 vjeçare ju do të mund të ktheheni nga fillestarë në ekspertë të gjuhës angleze! Në London Language Institute gjeni dhe kurset përgatitore për çertifikatat e njohura të Cambridge: FCE, CAE, CPE, IELTS, si dhe për TOEFL-IBT-ITP, TOEIC, SAT për ata të cilët duan të ndjekim studimet universitare ose pas-universitare jashtë Shqipërisë ose në gjuhën angleze. Studentët tanë dalin me rezultatet dhe notat më të larta.
Kurse për Business English
Ne ofrojmë dhe kurse më të specializuara për ata të cilët duan të përvetësojnë anglishten në biznes përfshirë gjuhën e folur të biznesit, dhe atë të shkruar. Nëse dëshironi më shumë vëmendje dhe dëshironi të avanconi më shpejt, ne ofrojmë dhe kurse speciale individuale.
Tek London Language Institute, ne besojmë në cilësi. Ofrojmë kurse me mësuesit më të mirë të huaj dhe Shqiptarë dhe të gjitha materialet dhe mjetet moderne të përvetësimit të anglishtes. Ju mund të provoni si funksionon para se të investoni për të ardhmen tuaj me ne. Na vizitoni! Ndiqni një klasë dhe bëni vendimin e duhur për të ardhmen tuaj!